Haliti: Ndihem i privilegjuar që i takoj kohës së Adem Demaçit

Aktuale

Haliti: Ndihem i privilegjuar që i takoj kohës së Adem Demaçit

Nga: E.B Më: 26 korrik 2020 Në ora: 10:35
Adem Demaçi

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Adem Demaçit.

Haliti, ka thënë se Demaçi në çastet më të rënda të Kosovës, ai  e mbajti frymën e qëndresës,shkruan “Bota Sot”.

Ai ka shkruar se ndihet i privilegjuar që i takon kohës së Demaçit.

Postimi i plotë:

Dy vite nga ndarja fizike e Bacës Adem Demaçi!

Bacës që në çastet më të rënda historike të Kosovës e mbajti të gjallë frymën e qëndresës dhe u vu në ballë të lëvizjes kombëtare për çlirimin, lirinë dhe pavarësimin e saj.

Ndjehem i privilegjuar që i takoj kohës së Tij, ashtu si dhe për përpjekjet e përbashkëta për vendin dhe Kombin tonë!

Brezat e tanishëm si dhe ata që do të vijnë do të krenohen gjithashtu në çdo kohë me Bacën Adem! XHH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat