Çeku i VV-së: Sot më shumë se kurrë, të përballur me pasojat e pandemisë

Aktuale

Çeku i VV-së: Sot më shumë se kurrë, të përballur me pasojat e pandemisë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 20:54
Hajrullah Çeku

Hajrullah Çeku nga LVV-ja, tha se kur bëjmë sakrificë, ne përherë dalim fitimtarë, pasi ajo që marrim është pakrahasimisht më e madhe se çka japim.

Ai shtoi se si në devotshmërinë tonë ndaj Zotit, ashtu edhe në organizimin tonë shoqëror, sakrificë është tejkalimi i interesit personal në shërbim të së mirës së përbashkët. 

"Sot më shumë se kurrë, të përballur me pasojat dërrmuese të pandemisë, sakrifica është rruga jonë e duhur. Me disa kufizime që ia bëjmë vetes, ne shpëtojmë jetë. Solidariteti me grupet e cënueshme është dëshmia me e mirë e dashurisë për Zotin dhe njerëzit", tha Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat