Drejtori i RTK-së: Pranuam kërcënime nga persona anonimë, nuk i dimë motivet e tyre

Aktuale

Drejtori i RTK-së: Pranuam kërcënime nga persona anonimë, nuk i dimë motivet e tyre

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 23:09
RTK

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka folur rreth kërcënimit që i është bërë mediumit të tij.

Ai tha se sot rreth orës 19:00 në numrin kontaktues të RTK-së janë pranuar disa thirrje kërcënuese nga persona anonim, teksa shton se nuk i dinë motivet e kërcënuesve.

“Prestarët e Mbrojtës dhe Shpëtimit nga RTK i kanë njoftuar njoftuar Organet e Rendit, të cilët kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur rastin e cilësuar si kërcënim ndaj objektit të RTK-së”.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 19:00 në numrin kontaktues të RTK-së janë pranuar disa thirrje kërcënuese nga persona anonim. Prestarët e Mbrojtës dhe Shpëtimit nga RTK i kanë njoftuar njoftuar Organet e Rendit, të cilët kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur rastin e cilësuar si kërcënim ndaj objektit të RTK-së.

RTK nuk i di motivet e kërcënuesve dhe prêt që organet e rendit të zbardhin rastin.

RTK do të vazhdojë të kryejë me përkushtim misionin e vet si transmetues publik për të informuar në kohë reale audiencën për të gjitha zhvillimet.

Vetëm gjatë ditës së sotme RTK ka pasur emision special kushtuar nënshkrimit të marrëveshjes duke trajtuar të gjithë akterët politikë dhe të shoqërisë, si dhe ka transmetuar direkt ndeshjen U21 Kosovë – Angli, të vlefshme për kualifikimet në Evropianin e të rinjve, dhe ndërkohë në RTK1 po transmeton emision special për marrëveshjet përderisa në RTK4 po e transmeton ndeshjen kualifikuese të Shqipërisë kundër Bjellorusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat