“Punë e madhe”, ish-ambasadori i reagon Vuçiqit pas paralëjmërimit se nuk do ta zhvendos ambasadën në Jerusalem

Aktuale

“Punë e madhe”, ish-ambasadori i reagon Vuçiqit pas paralëjmërimit se nuk do ta zhvendos ambasadën në Jerusalem

Nga: A.ZH Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:04
Aleksandar Vuçiq

“Jerusalem Post” ka shkruar sot se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e vet në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën.

Media lajmin e ka dhënë duke iu refereuar një burimi të afërt me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Por, “punë të madhe”, e ka quajtur këtë ish-ambasadori Muhamet Hamiti, përcjell Bota sot.

Sipas Hamitit, nëse do ta bëjë këtë Vuçiq, ai do të shkelte zotimet ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe atij izraelit Benjamin Netanjahu.

Ai ka theksuar se për Kosovën, është e rëndësishme njohjja nga Izraeli.

Postimi i plotë i Hamitit:

Punë e madhe!

Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e vet në Jerusalem në qoftë se Izraeli e njeh Kosovën, shkruan kjo gazetë (Jerusalem Post), duke iu referuar një burimi të afërt me Presidentin e Serbisë.

Nëse e bën këtë, Vuçiqi do të shkelte zotimet ndaj Presidentit Tramp dhe për rrjedhojë edhe ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Për ne e rëndësishme është njohja nga Izraeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat