VV fton Hotin për raportim para Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Abrashin para Komisionit për Infrastrukturë

Aktuale

VV fton Hotin për raportim para Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Abrashin para Komisionit për Infrastrukturë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:28
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje përmes kryetares së Komisionit për Çështjet e Sigurisë, Fatmire Kollçkau Mulhaxha dhe kryetarit të Komisonit për Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka ftuar Kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi për raportim në këto komisione.

Në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes është ftuar Hoti që të raportojë lidhur me dhënien e pëlqimit për hapjen dhe operacionalizimin e vetëm të pikës kufitare në Merdare.

Ndërsa, Abrashi është ftuar që të raportojë lidhur me zotimet e dhëna në takimin e 4 shtatorit në Uashington për ndërtimin e akseve rrugore dhe hekurudhore që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë në drejtim të Merdares.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat