EKSKLUZIVE: Pas publikimit të “Dosjeve” Gjykata Speciale brenda 10 dite fillon aksionet e para!

Aktuale

EKSKLUZIVE: Pas publikimit të “Dosjeve” Gjykata Speciale brenda 10 dite fillon aksionet e para!

Nga: N.Sh. Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:00
Gjykata Speciale

Pas skandalit që ndodhi ne disa “dosje” që po cilësohen të jenë të Gjykatës Speciale, janë trazuar edhe Dhomat e Specializuara të kësaj Gjykate.

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, pas këti “skandali” që u bë publik, pritet që së shpejti të merren veprime konkrete.

Burimi i gazetës ka thënë se, brenda dhjetë ditëve të ardhshme, Gjykata Speciale do të marr disa veprime, e që me gjas pritet të ndodh ndonjë arrestim.

Krejt kjo ka ndodhur pasi thuhet që 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK-së.

Këto dosje, i kishte dërguar një njeri me maskë dhe kapelë, e që deri tash mbetet akoma mister se kush ishte ai.

Gjithashtu mister mbetet edhe për dosjet se ku i mori ato.

Pasi u bë pulbike nga zyrtrët e OVL-UÇK-së, këto dosje konfidenciale i kanë konfiskuar hetuesit e Gjykatës Speciale.

Hetuesit e Speciales gjithashtu dosjet në fjalë i kanë marr edhe në një media në Kosovë, të cilat i siguruan disa kopje nga krerët e OVL-UÇK-së.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në këto dhjetë ditët në vijim.

Megjithatë ndodhi një skandal me publikimin e këtyre, pasi që, me anë të publikimit të dosjeve, u cilësua se po shantazhohen dhe kërcënohen dëshmitarët e Gjykatës Speciale.

Kjo është tentativa e radhës nga ana e të akuzuarëve potencial, që po tentojnë të dëmtojnë punën e kësaj Gjykate, e në veçanti po tentojnë të frikësojnë ata që po kërkojnë drejtësi për 20 vjet, si dhe dëshmitarët të cilët në çështje penale konsiderohen si prova kyçqe për ndriçimin e një rasti, thënë më ndryshe kjo veç e forëcon dyshimin që kryesit e këtyre veprave të njohura si vrasjet e pasluftës veç janë në dijeni që ndriçimi i këtyre rasteve është afër, ngase po të ishin të pafajshëm pse do të merrnin veprime të tilla!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat