Këto janë tri gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Këto janë tri gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:18
Kuvendi i Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë.

Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrur Ganimete Musliu nga PDK-ja, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Mimoza Kusari Lila nga VV janë tri deputetet gra me më së shumti deklarata në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa në bazë të deklaratave të deputetëve, rezulton se 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga totali i 2114 deklaratave gjatë vitit 2023.

Image
Të dhënat e raportit

Prej këtyre deputetëve 9 janë grupit parlamentar të Listës Serbe, një nga GP LV, një nga GP LDK, një nga GP MULTIETNIK, një deputet i subjektit politik GI za Slobodu, Pravdu i Opstanak (GI SPO), një deputet nga Partia Unike Gorane (JGP) dhe Një deputet nga subjekti politik Romani Iniciativa (RI).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat