Gërxhaliu: Delegacioni amerikan të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia

Aktuale

Gërxhaliu: Delegacioni amerikan të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:20
Safet Gërxhaliu

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se vizita e delegacionit amerikan në Kosovë është me rëndësi për Kosovën.

“Situata politike në Kosovë, është mjaft konfuze, falë ndasive politike, mes pozitës dhe opozitës si dhe në momente të caktuara edhe vet brenda koalicionit qeveritar. Lufta për pushtet është aq e ashpër sa që anashkoalohen interesat madhore qoftë të shtetit dhe intitucioneve, po ashtu edhe të qytetarëve të Kosovës. Kjo kohë karakterizohet me kritika të pa argumetuara qoft në debate apo edhe në Kuvendin e Kosovës, si dhe gjuha që perdoret është e një niveli të ulët që nuk i bën nder të qenurit pjesë e Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Për vizitën e delegacionit të SHBA-së, në Prishtinë, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se kjo vizitë është me rëndësi të madhe, qoft në aspektin politik, ekonomik, strategjik, social, integrues dhe mbi të gjitha psikologjik që dëshmon mbështetjen dhe përkushtimin amerikan ndaj Kosovës.

“Marrëveshja e Uashingtonit, po fillon të jëtësohet me vizitën e sotme, kjo përngjanë me Traktatin e Romës të vitit 1957, i cili u mbështet me Fondin Marshall përmes financimit të projekteve strategjike në interes të mbarë Evropës e në veqanti në mbeshtetje të shteteve të cilat pësuan nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.

Gërxhaliu, vlerëson se si është e mundur që dikush të ketë frikë nga normalizimi i raporteve në Ballkanin Perëndimore, investimeve në infrastruktruë, në edukim dhe në projekte të cilat i forcojnë urat e bashkëpunimit rajonal, krijojnë vision të ri drejt ardhmërisë dhe përmes këtyre projekeve kthehet shpresa e humbur e të rinjve për të jetuar në këto treva të Evropës.

“Është momenti që vizita e delegacionit amerikan të dëshmohet me një unitet politik nga politikëbërsit, me mezash se të gjithë jemi për shtet dhe jo për pushtet dhe të apelophet tek ky delegacion që gjatë vizitës në Greqi, të lobojë për njohjen e Kosovës nga ky shtet i rëndësishëm siç vepruan me Izraelin. Njohja nga Greqia do të ishte mundësi e mirë që të rritet bashkëpunimi ekonomik në Ballkan dhe të rritet stabiliteti rajonal”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat