Imer Mushkolaj me kritika për Isa Mustafën

Aktuale

Imer Mushkolaj me kritika për Isa Mustafën

Nga: D.RR Më: 11 tetor 2020 Në ora: 18:43
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, për të cilin thotë se po ndërhynë në punët e drejtësisë, transmeton “Bota sot”.

Mushkolaj thotë se Mustafa po iu bën presion publik organeve të drejtësisë, ndërkohë që bën thirrje që sistemi i drejtësisë të qëndrojë larg politikës.

“Në vend që t'i lë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vet, kryetari i LDK'së del kundër Prokurorisë Themelore në Pejë dhe kërkon që rastin e nënkryetarit të partisë ta trajtojë Prokuroria Speciale. Isa Mustafa iu bën presion publik organeve të drejtësisë, ndërkohë që bën thirrje që sistemi i drejtësisë të qëndrojë larg politikës”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot në një konferencë për media tha se arrestimi i Haki Rugovës ka tendenca politike që ta njollosin qeverinë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat