Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Kjo parti po e do shkatërrimin e LDK-së në Istog

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Kjo parti po e do shkatërrimin e LDK-së në Istog

Nga: A.Zh Më: 11 tetor 2020 Në ora: 19:39
Saim Tahiraj

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heorit Sali Çekaj, ka reaguar pas arrestimit të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova.

Tahiraj e ka quajtur “spektakël” arrestimin e kryetarit të Istogut, duke akuzuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, AAK-ja, po dëshiron të ulë autoritetin e Rugovës dhe të marrë këtë komunë në zgjedhje.

Por, Tahiraj ka theksuar se shantazhet dhe spektaklet, nuk do ta njollosin LDK-në në Istog.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Ky veprim skandaloz është produkt i rrjetit të AAK-së, për të vetmin shkak që ta ulë autoritetin e z.Rugova dhe LDK-së në Istog.

I gjithë ky spektakël bëhet që kandidati i AAK-së të mund të fitojë në zgjedhjet lokale në Istog dhe bastioni i LDK-së të shkatërrohet.

Ne po ju themi se e keni të kot, andaj lini këto shantazhe dhe spektakle se nuk mundë ta njollosni LDK-në në Istog e askund tjetër.

Vetëm me nder, korrektësi dhe transparencë mundë të fitohen zgjedhjet. Merreni këtë mësim nga LDK-ja dhe hiqni dorë më nga këto marifetllëqe të pista!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat