Dalin detaje tjera rreth rastit të 2 milionëve, Miftaraj: Kjo politikane e ka këshilltare bijën e njërit nga tre personat e përshirë

Aktuale

Dalin detaje tjera rreth rastit të 2 milionëve, Miftaraj: Kjo politikane e ka këshilltare bijën e njërit nga tre personat e përshirë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:55
Ilustrim

Sot është bërë e ditur se tre persona kanë vjedhur 2 milionë euro nga thesari i Shtetit.

Labinot Gruda është arrestuar, kurse Kadri dhe Valon Shala janë në arrati.

Ndërkaq, u raportua se njëri nga këta të fundit, Kadri Shala është pjesë e Nismës. Po që u konfirmua dhe kjo parti u distancua nga anëtari i saj.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimajt, bijën e njërit nga këta persona e ka këshilltare politike.

Miftaraj nuk ka cekur fare se për kë bëhet fjalë.

“Le ti tregon dikush Fatmir Limajt se kanë dal fjalë se zëvendëskryeministrja nga NISMA, bijën e njërit të cilit i kanë shkuar lekët në konto e ka këshilltare politike.

Me fjalë tjera,  nëse janë të sakta fjalët në shehër, këshilltarja e Zëvendës- Kryeministres nga Nisma është vajza e njërit ku kanë shkuar lekët”, thuhet postimin e Miftarajt .

Ndërkaq, në kabinetin e Zëvendëskryeministres ka vetëm këto dy këshilltare politike Linda Bytyqi dhe Hajrije Gashin.

Kurse në Faqen e kryeministrisë nuk ka të dhëna sa i përket kabinetit të Balajt Halimajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat