Veliu: Në këto momente të rënda për popullin francez, bashkëndjejmë me familjet e viktimave të pafajshme

Aktuale

Veliu: Në këto momente të rënda për popullin francez, bashkëndjejmë me familjet e viktimave të pafajshme

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:33
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu  ka thënë se është i prekur thellë nga sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në Francë.

Veliu ka pohuar se sulmet e tilla, kudo që ndodhin në botë, tronditin ndërgjegjen njerëzore dhe si të tilla nuk njohin fe, as racë.

“Jam i prekur thellë nga sulmet terroriste që ndodhën sot në Francë. Sulmet e tilla, kudo që ndodhin në botë, tronditin ndërgjegjen njerëzore dhe si të tilla nuk njohin fe, as racë.  Në këto momente të rënda për popullin francez bashkëndjejmë me familjet e viktimave të pafajshme. Sot dhe gjithmonë, bota e lirë është me popullin francez”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Ndryshe, opinioni në Francë por edhe në gjithë botën është shokuar sot, pas sulmit të përgjakshëm që ka ndodhur sot në katedralen Notre Dame në Nice.

Sulmuesi me thikë në dorë ishte futur brenda katedrales duke bërtitur “Allah Akbar”, dhe më pas vrau tre persona dhe plagosi disa tjerë.

Në sulm kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, e njërës prej viktimave i është prerë koka. Policia pas intervenimit ka qëlluar sulmuesin të cilin më pas e arrestoi dhe e dërgoi për tretman në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat