U raportua se është humbur një çantë e delegacionit të Kosovës në Bruksel, reagon Muhamet Mustafa, ja çfarë dokumente kishte...

Aktuale

U raportua se është humbur një çantë e delegacionit të Kosovës në Bruksel, reagon Muhamet Mustafa, ja çfarë dokumente kishte...

Nga: N.Sh Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 15:17
Muhamet Mustafa

Profesori Muhamet Mustafa, i cili është pjesë e delegacionit të Kosovës, në bisedimet e Brukselit, ka reaguar pas lajmit të publikuar në media, se është humbur një çantë e këtij delegacioni por që është mbajtur sekret.

Mustafa në rrjetin social Facebook, shkruan se, nuk ishte skandal pasi që, atij i është humbur apo vjedhur çanta me dokumente të tija personale dhe disa para.

Sipas tij, dokumentet pastaj i janë kthyer, kurse parat i janë marrë.

Ai shton se ky nuk është skandal pasi që i janë humbur gjërat personale dhe nuk ka të bëjë asgjë me delegacionin.

Reagimi i plotë:

NUK KA NDODHUR ASNJË SKANDAL: JANË HUMBUR GJËRA PERSONALE

Në një portal u lajmërua se është humbur një çantë e delegacionit të Kosovës për bisedimet në Bruksel, dhe se kjo është mbajtur fshehtë dhe kjo paraqitet si skandal.

Mua më ka ndodhur të humbi (ose të më vidhet) çanta ku kam pas dokumente personale dhe të holla. Pas një kohe dokumentet janë kthye, por të hollat janë marrë. Pra është një rast i një humbje personale dhe nuk ka asgjë të bëjë me delegacionin, tentimet që nga kjo të ndërtohet një “skandal” janë absurde.

Natyrisht që ne për këtë nuk kemi pas nevojë të mbajmë konferencë për shtyp por as që e kemi mbajtur fshehtë, pasi nuk kishte asnjë nevojë për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat