Para nisjes në Hagë, vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së ka një porosi për Rexhep Selimin

Aktuale

Para nisjes në Hagë, vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së ka një porosi për Rexhep Selimin

Nga: P.R Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 10:29
Foto e postuar nga Fazli Hajdaraj

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi njoftoi se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ku gjatë ditës së sotme do të udhëtojë për në Hagë.

“Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t'ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ka shkruar Selimi, përcjellë “Bota sot”.

E ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe Fazli Hajdaraj, vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdarajt, vrasja e të cilit ka mbetur ende e pa zbuluar.

“Rexhep Selimit sot gjatë rrugës për në Gjykaten speciale le ti kujtohën të gjithë këta burra të vrarë pas luftës, e sidomos Deputeti Fehta Rudi i cili ka mbetur në karrocë! Koha e tyre po vije.Kam një porosi për ju "komandanta" mos flini rehat se drejtësia dhe ligji të cilin e kemi pritur më vite do veprojë. Përvëq ligjit ka edhe një kod të cilin Shqipëtarët e ruajnë më gjelozi-kanuni! "Çka mbjell do korrësh"...”, ka shkruar Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat