Kryeministri Kurti mirëpret sanksionet ndaj grupit të Veselinoviqit, tregon si të veprohet tutje

Aktuale

Kryeministri Kurti mirëpret sanksionet ndaj grupit të Veselinoviqit, tregon si të veprohet tutje

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 11:06
Albin Kurti

E plotësuar (13:35) -  Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj rrjeteve të korrupsionit në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se vendimi për sanksionet është i mirëseardhur, i cili sipas tij tregon që krimi dhe korrupsioni nuk duhet të ketë vend, jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe në ato vende që aspirojnë të bëhet anëtar të BE-së siç është Kosova.

Kurti: Janë të mirëseardhura sanksionet ndaj grupit të Veselinoviqit

“Ne e kemi mirëpritur, është një vendim shumë I mirëseardhur, i cili po tregon që krimi dhe korrupsioni nuk duhet të ketë vend, jo vetëm në vendet e BE-së, por në çdo vend që aspiron që të bëhet anëtar i BE-së si puna e Kosovës. Por, ajo çfarë duhet të bëhet në vijim, e kjo është punë e jona, është që sistemi I drejtësisë t’i përcjellë me vëmendje të gjitha vendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë informacion të bollshëm, në mënyrë që ata të mos kenë vetëm sanksione nga SHBA-ja, por të jenë të sanksionuar, hetuar, gjykuar e dënuar edhe këtu te ne”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme finale me Serbinë në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel. Ai ka thënë se dëshirojnë të kenë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke.

Duke komentuar emërimin e emisarit britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, Kurti tha se emisarët që vijnë nga perëndimi demokratik, gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë.

Kurti: Ne dëshirojmë të kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme

“Ne dëshirojmë të kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe e cila e definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke në qendër. Marrëveshje përveç që është e obligueshme për njohje reciproke. Emisarët që na vijnë nga perëndimi demokratik gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit perëndimor e posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti citon presidentin Biden, tregon burimin e korrupsionit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit i ngarkuari me Punë i SHBA-së, Nicholas Giacobbe, ka thënë se ndihma për luftën kundër korrupsionit është prioritet për SHBA-të.

Për këtë, ai ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës ta luftojnë këtë dukuri që i bënë qytetarët të vuajnë, largon investimet dhe ndikon në arsim.

Ai tha se korrupsioni nuk është hiq më pak se kërcënim i sigurisë kombëtare.

“Po citoj Presidenti Biden, i cili ka thënë që korrupsioni është rrezik për sigurinë kombëtare për të gjithë vendin. Institucionet e gjykatave nuk duhet t'u shërbejnë individëve, por interesit shoqëror. Qytetarët kanë mjete të forta për ta luftuar korrupsionin, ata duhet të jenë aktiv për ta bërë një gjë të tillë”, tha ai. 

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha me këtë raste se burim i korrupsionit janë bizneset e lidhura me njerëz të politikës. 

Derisa u zotua se në qeverisjen e tij toleranca për korrupsion është zero.

Kryeministri i Kurti tha se Kosova e ka pjesën vetë të saj me korrupsion ku shumë biznesmenë bashkë me politikanë kanë vjelë taksat e qytetarëve dhe pasuria e tyre nuk justifikohet.

Për të shënuar këtë Ditë Kundër Korrupsionit, në këtë ngjarje “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”, po diskutohet në panel: Arritjet dhe sfidat në prokurimin publik.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri, dhe nëse ndodh kjo, do të merren masa të menjëhershme.

Gjatë fjalës së tij në ngjarjen “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kurti më tej tha se korrupsioni ka qenë i përqendruar rreth Qeverisë.

“2.6 trilionë dollarë është kostoja e korrupsionit botëror, 1 trilion paguajnë bizneset për korrupsion në botë. Prokurimi publik i mirë planifikuar duhet të jetë më zyrtar, profesional. Korrupsioni ka qenë i përqëndruar rreth Qeverisë, prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private, këto kane qënë më të korruptuarat. Pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mundet me qenë i lidhur me Qeveri, nëse ndodh, do të marrim masa të menjëhershme, vjedhja me tender nuk është e thjeshtë. Qytetarët përfitojnë për shkak se buxheti nuk po dëmtohet nga korrupsioni, tri problemet që duhet adresuar janë: strukturat ligjore dhe profesionale strukturore, 180 autoritete kontraktuese që janë shumë për në”.

“Duhet të shikojmë, sa më shumë që janë aq më shumë hapësirë për dëmtim. Institucionet që janë agjencia ARBP, administrata tatimore dhe gjykata duhet të ofrojë transparencë të bizneseve sepse aty mund të ketë probleme skandale të shumta, ka bërë që të bie në OSHP. Kontratat duhet të jenë të hapura. Nuk ka asnjë sekret afarist që nuk duhet të publikohet, ndonëse ndonjë mund të ketë redaktim. Shumë kompani janë të regjistruara në Gjenevë e Maltë, për t’u fshehur në parajsa fiskale. Nuk t’u jepet asnjë tender kompanive që qartazi shfrytëzojnë hapësirën e ofertimit më të lirë. Nuk duhet të fitoj askush në një tender që ofron çmim më të lirë për printer me ngjyrë sesa printeri vetëm me ngjyrë të zezë. Krejt e dimë që printeri me ngjyrë të zezë është më i lirë sesa ai me ngjyra”, tha Kurti.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe i ngarkuari me Punë i SHBA-së, Nicholas Giacobbe, dhe drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat