​Ministri Peci takoi Ambasadorin e Malajzisë Dato Abdul Malik Melvin Castelin

Aktuale

​Ministri Peci takoi Ambasadorin e Malajzisë Dato Abdul Malik Melvin Castelin

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 14:22
Foto nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik Melvin Castelin, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë.

“Me Ambasadorin Castelin u dakorduam për konkretizim të bashkëpunimit në të ardhmen, përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës së ndërsjellë, me qëllim të avancimit të politikave duke parë nga afër shembujt që ofron Malajzia në sektorin e bujqësisë”, ka thënë ministri Peci, thuhet në komunikatën e MBPZhR-së.

Ambasadori Castelin, e ka falënderuar ministrin për pritjen dhe njëkohësisht e ftoi Ministrin Peci për të marrë pjesë në Panairin e Produkteve Hallall "Mihas".

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 5 shtator 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Malajzisë, z. Dato Abdul Malik Melvin Castelin, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë.

Ministri Faton Peci e falënderoi Ambasadorin Castelin për vizitën, si dhe e njoftoi për potencialin intensiv të cilin e ka Kosova në sektorin e bujqësisë, për politikat e favorshme, si dhe legjislacionin e pasur dhe dokumentet e aprovuara strategjike. “Me Ambasadorin Castelin u dakorduam për konkretizim të bashkëpunimit në të ardhmen, përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës së ndërsjellë, me qëllim të avancimit të politikave duke parë nga afër shembujt që ofron Malajzia në sektorin e bujqësisë”, shtoi Ministri Peci.

Në anën tjetër, Ambasadori jorezident i Malajzisë, z. Dato Abdul Malik Melvin Castelin, e falënderoi Ministrin për pritjen dhe njëkohësisht e ftoi Ministrin Peci për të marrë pjesë në Panairin e Produkteve Hallall "Mihas".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat