Abdixhiku viziton Istogun dhe degën e LDK-së atje, tregon edhe për aktivitetet tjera

Aktuale

Abdixhiku viziton Istogun dhe degën e LDK-së atje, tregon edhe për aktivitetet tjera

Më: 30 prill 2024 Në ora: 19:11
Lumir Abdixhiku, ka vizituar Istogun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar Istogun, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik.

Abdixhiku është takuar me struktura e degës së kësaj partie.

“Vizitën e nisa me takim me strukturat udhëheqëse të Degës sonë këtu. Së bashku me Ilirin, shtruam planet e punës dhe organizimet e ardhshme partiake këtu”, ka thënë Abdixhiku.

Më pas kryetari i LDK-së Abdixhiku e ka vizituar klubin e Hendbollit KH Istogu. Më pas vizitoi edhe punimet në rrugën ‘Bajram Gashi’.

“Nga aty, vizitova Klubin e Hendbollit KH Istogu dhe Palestrën e Sportit në këtë qytet. Palestra po rinovohej si bashkëfinancim i Komunës dhe MKRS-së dhe do të shërbejë si shtëpi e sportit për vajzat dhe djemtë e Istogut”.

“Vajzat e KH Istogut, kanë bërë histori në ndërkombëtarizimin e hendbollit kosovar; duke u kualifikuar 7 herë në gara ndërkombëtare e duke arritur në 1/8 e finales. Investimet në sport, mbesin prioritet i “Rrugës së Re. Me Ilirin vizituam dhe punimet në rrugën ‘Bajram Gashi’. Ky segment pritet të përfundojë para sezonës”, ka thënë Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat