​Rama nga OKB-ja: Serbia ta njohë Kosovën shtet

Aktuale

​Rama nga OKB-ja: Serbia ta njohë Kosovën shtet

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 18:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk do të lëvizë asnjë centimetër për mbështetje dhe nga qëndrimi se Serbia duhet ta njohë Kosovën e pavarur.

Ai gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të tejkalojnë ngërçin në procesin e dialogut dhe të arrijnë marrëveshje me mbështetjen e BE dhe SHBA-së.

Rama: Serbia ta njohë Kosovën e pavarur

“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria nuk do të lëvizë asnjë centimetër për mbështetje dhe qëndrimi që të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit të dialogut dhe të bëjnë rolin e tyre për një marrëveshje paqeje për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është rruga e vetme, është i nevojshëm dhe besoj se Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces,” tha Rama.

Ndryshe, Rama nga foltorja e OKB-së ka ftuar edhe një herë vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës Ballkani i Hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat