Parlamenti i Ukrainës del me një njoftim të veçantë për medaljen e Presidentes Osmani për gratë e Ukrainës

Aktuale

Parlamenti i Ukrainës del me një njoftim të veçantë për medaljen e Presidentes Osmani për gratë e Ukrainës

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 18:55
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka dekoruar gratë e Ukrainës me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Lidhur me këtë ka shkruar Parlamenti i Ukrainës përmes Telegramit.

Njoftimi i plotë:

Gratë ukrainase morën një çmim për arritjen e tyre

Në forumin “Gratë, paqe, siguri” në Kosovë, i cili mblodhi më shumë se 500 pjesëmarrës nga 33 vende, gratë ukrainase morën një medalje për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit. Këtë e bëri të ditur deputetja e Popullit e Ukrainës, Yevgenia Kravchuk, e cila mori këtë çmim në emër të të gjitha grave të Ukrainës.

“Kjo është një medalje për të gjitha gratë ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë,” tha Kravchuk.

Ajo kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet femra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare.

“Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një shtet ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: ne duhet të fitojmë. Ne do te fitojmë!” ka thënë Kravchuk duke marrë çmimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat