Gashi: Me pak punë shteti mund t’i lokalizojë strukturat paralele në veri

Aktuale

Gashi: Me pak punë shteti mund t’i lokalizojë strukturat paralele në veri

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 00:20
Milazim Gasu

Milazim Gashi, ish-zëvendësministër për komunitete dhe kthim, ka thënë se me pak punë, shteti mund t’i lokalizojë strukturat paralele në veri.

Në veri ka struktura shumë të lehta që shteti mundet automatikisht t’i lokalizojë ato pista. S’duhet të ketë as trazira siç e paramendojnë disa njerëz të caktuar, që janë të kontraktuar nga Beogradi, e që sjellin panik brenda Kosovës”, ka thënë Gashi në Edicioni Special.

Gashi tha se Ministria e Brendshme nuk duhet të bie pre e këtyre grupeve dhe sipas tij, deklaratat e ministrit Sveçla në lidhje me këtë çështje janë të dëmshme.

“Me një shtet kur një ministër i brendshëm del me një deklaratë publike të tillë, në fakt e pasivizon edhe organizatën ku jep vendime si ministër. Nuk guxon një ministri si Ministria e Brendshme të bie në ndikimet e grupeve të vogla të caktuara kriminale, kur shteti i ka mekanizmat e vet. Deklaratat e tilla të ministrave janë të dëmshme për publikun”, ka shtuar ai.

Ai madje tha se serbët kanë filluar të largohen nga zonat veriore, duke shitur edhe shtëpitë e tyre e duke u shpërngulur në Serbi e vende të tjera.

Ai tha se gjëja më e mirë që qeveria e vendit mund të bëjë për targat, është t’ua konfiskojë serbëve tabelat dhe t’ua japë mundësinë e vendosjes së atyre RKS.

Zakonisht vikendeve serbët lëvizin në drejtim të Serbisë,  Qeveria e Kosovës aktin më të mirë që kishte mundur ta bëjë është t’ia konfiskojë tabelat serbëve dhe t’ua japë një mundësi që t’i vendosin tabelat e RKS-së”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat