Publikohet fotoja - ky është serbi, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë për krime lufte në Kosovë

Aktuale

Publikohet fotoja - ky është serbi, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë për krime lufte në Kosovë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:30
Çasllavi Jeliq

Mediat kanë publikuar fotografinë dhe identitetin e serbit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale Çasllavi Jeliq, i nacionalitetit serb, me vendbanim në Serbi, shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri Jeliq, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në territorin e Komunës së Istogut, në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare ka aplikuar masat e torturimit ndaj personave civil, të dëmtuarve Z.M, N.F dhe N.C.

Gjithashtu, kjo prokurori njofton se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë, të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat