Shefi i kabinetit të Osmanit: Mos bini pre e propagandës serbe

Aktuale

Shefi i kabinetit të Osmanit: Mos bini pre e propagandës serbe

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:13
Blerim Vela, Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Xhelal Sveçla

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas raportimit të mediave serbe se kinse ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, gjendet në Kampin e Njësisë Speciale “Belvedere” në Mitrovicë.

Vela bëri thirrje që të mos bien pre e propagandës serbe.

Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Shefi i stafit e ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me presidentën Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat