​Kusari-Lila viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Të gjithë do të dalin faqebardhë

Aktuale

​Kusari-Lila viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Të gjithë do të dalin faqebardhë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 16:37
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila sot ka vizituar mikun dhe bashkëpuntorin Rexhep Selimi në Hagë, i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.

Ajo ka shkruar në Facebook se gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë.

“Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë. Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat