Zbulohet një pjesë e bisedës mes Behgjet Pacollit dhe Granit Xhakës pas ndeshjes kundër Serbisë

Aktuale

Zbulohet një pjesë e bisedës mes Behgjet Pacollit dhe Granit Xhakës pas ndeshjes kundër Serbisë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:36
Behgjet Pacolli

Këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Naim Murseli ka zbuluar çka është thënë në një bisedë telefonike mes biznesmenit dhe futbollistit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, pas ndeshjes kundër Serbisë në Kupën e Botës.

Fitorja e Zvicrës me rezultat 3-2 kundër Serbisë në Grupin F, ia fundosi gjasat Serbisë për kualifikim të mëtutjeshëm në kompeticion më prestigjioz të futbollit në botë.

Ishte një ndeshje plot emocione e tensione, sidomos për futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, përfshirë Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, me këtë të fundit që madje shënoi njërin prej golave.

Xhaka ishte ai që u përfshi në disa kacafytje me futbollistët dhe stafin serbë, madje në një moment duke iu kthyer atyre me kapje të organeve gjenitale.

Të bëmat e asaj nate në Katar zgjuan shumë reagime, derisa Behgjet Pacolli ka qenë ai që ka komunikuar direkt me Xhakën pas ndeshjes.

Nacionale ka kontaktuar me këshilltarin e Pacollit, Naim Murseli për të kuptuar çka është thënë në bashkëbisedimin mes dyshes.

"Z. Pacolli i ka thënë që ai të fokusohet në ndeshjen e radhës, të bën ushtrime dhe të pushon, e të mos merret me asgje tjetër. Për gjobën në fjalë kujdeset z. Pacolli. Graniti e ka falenderu, dhe i ka shprehur respekt që është kujtuar për një veprim të tillë", ka thënë Murseli.

Vlen të theksojmë se gjatë ditës së djeshme në një paraqitje televizive përmes telefonit, babai i Granitit, Ragipi, ka thënë se ai ishte shqetësuar në lidhje me disa komente të bëra nga aktivistja për të drejta të grave, Zana Avdiu.

Kjo e fundit, veprimin e Xhakës që kapte organin gjenital e kishte quajtur "gjest rrugaçi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat