​KQZ mblidhet pas situatës në veri

Aktuale

​KQZ mblidhet pas situatës në veri

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
​KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në ora 18:00 për të diskutuar situatën e sotme (e martë) ku zyrtarët e tyre kanë shkuar në veri për të funksionalizuar zyrat e tyre atje por kjo nuk është arritur. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, u shpreh se janë duke pritur raportet e këtyre zyrtarëve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

“Jemi në pritje të njoftimeve nga zyrtarët komunalë të zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, tha Elezi.

Për shkak të tentative të zyrtarëve të KQZ për të shkuar në zyrat në veri të vendit janë dëgjuar shpërthime, që thuhet se janë organizuar nga strukturat paralele serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat