​Ka ndërruar jetë veprimtari Dash Golaj

Aktuale

​Ka ndërruar jetë veprimtari Dash Golaj

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 21:03
Arkiv

Ka ndërruar jetë Dash Golaj, veprimtar, përkrahës i LDK-së dhe mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.

Vitet 90-ta ishin vitet më të vështira(ndoshta) në historinë e popullit të Kosovës,kur falanga e çmendur serbe iu vërsul barbarisht ndaj një populli të pambrojtur,duke ia ndaluar edhe shkollimin në gjuhën e vet.

Dash Golaj, është vlerësuar gjithmonë si kryefamiljari i të gjithëve. Fjala e tij gjithmonë kishte peshë dhe ishte bindëse se ishte burrë i urtë, me të gjitha virtytet e një shqiptari, një kuvendari.

Me këtë rast kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i ka dërguar familjes Golaj këtë telegram ngushëllimi.

“E nderuar familje Golaj,

Ishte i dhimbshëm lajmi për ndërrimin jetë të patriotit e veprimtarit të shquar, plakut të urtë e human, njeriut të përzemërt të Presidentit Rugova, bacës Dash Golaj.

Aktiviteti i bacës Dash për liri e pavarësi ishte i përhershëm. Ai ka dhënë kontribut të çmuar për vendin në çdo kohë e rrethanë, para e pas luftës. Sa ishte në mërgim organizoi mbledhje të ndihmave për njerëzit në nevojë në atdhe, pastaj ndihma për luftën tonë çlirimtare, ndërsa në periudhën e lirisë iu doli në mbështetje njerëzve të popullit të tij kudo që ata jetonin.

Plaku i urtë e me plis të bardhë, baca Dash, ishte pajtues i shumë familjeve shqiptare; urtësia e tij ishte e bazuar në vlerat më të larta të kombit tonë. Baca Dash ishte një veprimtar i dalluar i LDK-së, i cili njëherit kishte raporte të ngushta me Presidentin historik, Ibrahim Rugova. Ai ishte gjithmonë aty ku i duhej atdheut. Roli i njerëzve si ai ishte i domosdoshëm e vendimtar në momente kritike për vendin.

Ikja e bacës Dash është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sa herë që e takonim në Gjakovë, ai me plisin e tij mbi kokë rrezatonte dashuri e maturi. Ishte inspirim për gjeneratat e ardhshme, se si duhet punuar e angazhuar për vendin. I tillë do të mbetet kujtimi për bacën Dash, si personalitet që dha shumë për Kosovën, në rrugëtimin e saj të vështirë për ta arritur lirinë dhe krijuar shtetin.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Golaj, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të rrugëtojnë se bashku me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat