Presidenca: Historia është duke u bërë

Aktuale

Presidenca: Historia është duke u bërë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:34
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se “historia është duke u bërë”.

Kjo pasi presidentja Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konufca, nënshkruajtën letrën e aplikimit të Kosovës në Bashimin Evropian.

“Kosova në BE është shprehje e vullnetit të popullit tonë”, ka shkruar Vela.

Kosova nuk është njohur nga pesë vendet e BE-së, por orientimi i vendit gjithmonë ka qenë i qartë, integrimi në strukturat evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat