Presidentja Osmani përkujton Enver Malokun: Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij

Aktuale

Presidentja Osmani përkujton Enver Malokun: Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij

Nga: M.L. Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:28
Enver Maloku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin, Enver Maloku në 24 vjetorin e vrasjes.

Në një postim në Facebook Presidentja ka shkruar se siç bëri Maloku për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë!

Postimi i plotë:

24- vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta.

Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë!

Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Malokun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat