Theri bashkëfshatarin pasi e akuzoi se ia kishte livruar arën

Aktuale

Theri bashkëfshatarin pasi e akuzoi se ia kishte livruar arën

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 20:45
Milaim Tushi

Dy bashkëfshatarë të Terpezës së Vitisë fillimisht u fjalosën në mes vete, derisa më pas u përdor edhe thika, për shkak të një are.

I gjithë ky problem lindi pasi viktima kishte marrë me qira këtë pronë nga një kushëri i të dyshuarit.

Viktima Milaim Tushi tha se i dyshuari kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe e kishte pyetur pse ia kishte livruar arën, ani se ky kishte tentuar t’i tregonte se nuk e kishte bërë ketë veprim.

Pas kësaj pasoi edhe therja me thikë, për çka viktima kërkoi edhe tretman mjekësor në spitalin e kësaj qyteze.

Për gjithë këtë ngjarje u lajmëruan edhe organet e rendit të cilët arritën që ta arrestojnë të dyshuarin G.S.

24 vjeçari qëndroi në paraburgim për 48 orë, derisa tash ndodhet në arrest shtëpiak.

Klani ka kontaktuar edhe me të dyshuarin, por i njëjti nuk ka pranuar të flas asgjë në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat