Krasniqi: Kurti e ka degraduar dialogun, nga njohja e ndërsjellët e ka pranuar mosnjohjen

Aktuale

Krasniqi: Kurti e ka degraduar dialogun, nga njohja e ndërsjellët e ka pranuar mosnjohjen

Më: 23 mars 2023 Në ora: 12:02
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë ka degraduar dhe se për këtë fajtor është kryeministri Albin Kurti.

Në seancën plenare ku po raporton Kurti për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, Krasniqi tha se e ka pranuar që në marrëveshjen finale mos të ketë njohje të ndërjselltë.

“Sot jemi dëshmitarë të degradimit të dialogut. Duhet me përgëzua kryeministrin për sinqeritetin sepse mbrëmë tha se ‘ka Asociacion’, por loja me fjalë e ka afatin e skadimit dhe kryeministri duhet të reflektojë.

Kapërcimin më të madh në politikën shqiptare e ka bërë Albin Kurti. Unë vërtetë mund të them se nuk ka bërë tradhti kombëtare por ka bërë ndaj ndjekësve të tij dhe militantëve, sepse u ka thënë se s’do të ketë Asociacion. Nga njohja e ndërsjellët e ka pranuar mosnjohjen, është dorëzim me thënë se tekst më të  mirë nuk do të kishim mundur të  merrnim”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat