Albulena Haxhiu zbulon a do të japë dorëheqje dhe jep paralajmërimin e fuqishëm për opozitën

Aktuale

Albulena Haxhiu zbulon a do të japë dorëheqje dhe jep paralajmërimin e fuqishëm për opozitën

Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:34 Përditësuar në ora: 13:34 më 25.03.2023
Albulena Haxhiu

Haxhiu: Kemi dashur që KPK të ketë përbërje pluraliste, do të bëjmë reformën që kemi nisur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e quajti absurde vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) kundër kushtetues, e që rrjedhimisht i njëjti duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij. Haxhiu tha se Kushtetuesja ka injoruar në tërësi të dy opinionet e Komisionit të Venecias në lidhje me këtë ligj duke i dhënë një goditje të rëndë Kosovës por edhe duke penguar reformën në drejtësi.

Haxhiu u shpreh se qëllimi i institucionit që drejton ka qenë që me ligjin e propozuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK të reformojë KPK-në për të eliminuar grupet e interesit e korporatizmin që sipas saj aktualisht mbizotëron në përbërjen e këtij Këshilli.

Sipas ministres së Drejtësisë, ky sistem korporatist ka bërë që prokurori i shtetit të mos jetë në nivel të detyrës ashtu si i kërkohet në kushtetutë dhe të jetë i ndikuar nga interesat e ngushta, përfshirë edhe ato politike.

“Jemi të vetëdijshëm dhe kemi qenë gjithmonë për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, pra si atij prokurorial, po ashtu edhe atij gjyqësor, sipas asaj që përcakton kushtetuta e Republikës, por asesi nuk mund të pranojmë që në petkun e pavarësisë të legjitimohet korporatizmi. Objektivi ynë ka bënë që të bëhet një ligj që siguron që KPK ka përbërje pluraliste dhe është në gjendje të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese e jo të kapim, ose cenojmë pavarësinë e sistemit prokurorial, siç u interpretua mbrëmë qëllimshëm nga disa parti politike, ish-anëtarë të të cilëve sot janë në pozita të larta menaxheriale në po këtë sistem të drejtësisë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha është paradoksale se si në pikën e parë të njoftimit, Gjykata Kushtetuese thekson se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste, por në pikën e fundit të njoftimit, thotë që nuk mund t'i ndërpritet anëtarëve të KPK mandati përmes shortit siç e ka paraparë Ministria e Drejtësisë.

Sipas Haxhiut, për Gjykatën Kushtetuese është më e rëndësishme interesi individual i anëtarëve të KPK se sa interesi i përgjithshëm dhe se sa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarët dhe për vet sistemin prokurorial e atë të drejtësisë në përgjithësi.

Po ashtu, Haxhiu e quajti befasuese edhe faktin që është gjetur jokushtetuese delegimi i një anëtari jo prokuror nga Avokati i Popullit duke marrë parasysh se vet Komisioni i Venecias në opinionet e tij ka sugjeruar që në një numër i caktuar i anëtarëve jo prokurorë mund të rezervohen për përfaqësuesit e institucioneve të jashtme që janë të pavarura duke përmendur në veçanti Avokatin e Popullit.

Haxhiu: Interpretim jo korrekt edhe me standardet ndërkombëtare

“Absurditeti qëndron edhe në interpretimin jo korrekt të Gjykatës me standardet ndërkombëtare dhe respektimin e dispozitave kushtetuese me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi. Për të bërë të pavlefshëm një ligj kaq të rëndësishëm thuhet se është në kundërshtim me kushtetutën përderisa ky ligj sipas vlerësimeve të Komisioni të Venecias është në përputhje me standardet ndërkombëtare, ato janë pjesë e kushtetutës së Kosovës, pra jemi shkëputur nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve ndërkombëtare kur bëhet fjalë për pengimin e reformës në drejtësi”, vijoi Haxhiu.

Haxhiu shtoi se edhe sa i përket faktit që ndërlidhet me ndërprerjen e parakohshme të një numri të caktuar të anëtarëve përmes shortit ka qenë vet Komisioni i Venecias ka konstatuar që parimi i mbajtjes së mandatit nuk është absolut dhe ndërprerja e parakohshme e mandatit mund të arsyetohet nëse sjellë përparim të dukshëm të sistemit në përgjithësi.

Haxhiu u shpreh habi që pse iu deshën Kushtetueses 9 mauj për të rrezuar Ligjin për KPK-në kur arsyetimi ka qenë kaq i thjeshtë. Ajo tha se përpos që ka pasur dy opinione nga “Venecia”, në këtë ligj kanë kontribuar edhe ekspertët e Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Haxhiu: Kundër reformës opozita dhe Gjykata Kushtetuese

“Për këtë reformë kanë qenë kundër vetëm opozita në Republikën e Kosovës e tani siç duket kjo po i pengon edhe Gjykatës Kushtetuese.... Te fjalët ‘vetting’, ‘byro’, ‘ligj’, ‘drejtësi’, natyrisht që reagojnë partitë që kanë keqqeverisur me vendin sepse ato më së miri e dinë se çfarë kanë bërë e si zyrtarë të tyre janë pasuruar kaq shumë për një kohë kaq të shkurtër. Vetëm duke qenë politikanë. Vetëm duke pasur pozita të larta në Republikën e Kosovës. Kështu janë pasuruar. Prandaj, fshihen në emër të Kushtetutës dhe ndarjes së pushteteve”, vijoi Haxhiu.

Në fund, Haxhiu tha se i garanton qytetarët dhe të dëshpërojë opozitën se reformën në drejtësi nuk mund ta ndalojnë.

Haxhiu: Do të bëjmë reformën që kemi nisur

“Ne nuk do të ndalemi, ne do ta presim fillimisht aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese në raport me Ligjin për KPK, dhe pastaj siç e dini, ne jemi duke punuar ende në reformën në drejtësi po presim vlerësimin po ashtu nga Gjykata për çështjen e amendamenteve kushtetuese sikurse edhe për Projektligjin për Byronë, janë reforma të mëdha, janë reforma të rëndësishme dhe janë çelësi i vetëm sesi Kosova mund të bëhet shtet i së drejtës, jam e bindur, nuk ka asnjë dilemë, do të vazhdojmë me punën tonë, do të shohim aktgjykimin dhe do ta bëjmë reformën që e kemi nisur”, përfundoi Haxhiu.

Haxhiu tha se nuk ka pse të jap dorëheqje, një kërkesë kjo e partive opozitare PDK dhe LDK, pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

“A do të dalësh në protestë kundër Asociacionit?”, përgjigjet Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme për media, është pyetur edhe për protestën kundër marrëveshjes së arritur në Ohër që do të mbahet sot në Prishtinë.

Ajo u pyet nëse do të dalë në protestë sikurse ka bërë dikur kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, Haxhiu tha se nuk janë periudha të njëjta dhe se kryeministri Kurti në Ohër ka mbrojtur me dinjitet interesin e Kosovës.

“Kosova s’ka pasë një kryeministër që mbron në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e qytetarëve. Asnjëherë më parë s’ka pasë përfaqësim më të dinjitetshëm të Kosovës, por siç e dini në të kaluarën kur interesat e shteti s’janë përfaqësuar drejt dhe denjësisht. Prandaj, edhe kemi pasë koncensione të shumta, pasojat e të cilave po i vuajmë sot”.

Haxhiu tha se kryeministri Kurti ka bërë zgjedhjen e duhur dhe “sigurisht që ka pasë qëndrime për Asociacionin apo planin e Bashkimit Europian”.

Ministrja e Drejtësisë tha se për ata që e kundërshtojnë këtë marrëveshje janë në dispozicion mjetet demokratike.

“Nuk konsiderojmë që po cenohen interesat e Republikës së Kosovës, nuk konsiderojmë që po cenohen interesat e qytetarëve. Ata të cilët konsiderojnë [që po cenohen interesat] i kanë mjetet demokratike, të cilat i njeh edhe Kushtetuta e Kosovës, le të vazhdojnë”.

Haxhiu konteston vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit të Këshillit Prokurorial

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shprehur pakënaqësinë e saj në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se për Kushtetuesen më e rëndësishme ka qenë interesi individual i ndonjë anëtari të KPK-së sesa interesi i përgjithshëm e ndalja e korporatizmit.

“Siç jeni ne dijeni me 14 shkurt 2021 zotimet tona kanë qenë punë dhe drejtësi. Kemi ndërrmarë reforma të thella në reformimin e Ministrisë. Këto ndryshime janë bërë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne, nuk kemi punuar kryevete por kemi respektuar komisionin e Venecias”, tha ajo para gazetarëve.

Ministrja e Drejtësisë Haxhiu shtoi se nuk kanë pranuar ende aktgjykimin e Kushteuteses.

Haxhiu ka thënë se për Kushtetuesen "më e rëndësishme ka qenë interesi individual i ndonjë anëtari të KPK-së sesa interesimi i përgjithshëm e ndalja e korporatizmit”.

“Është paradoksale se në pikën e parë të njoftimit, Kushtetuesja konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste, por në pikën e fundit thotë se nuk mund t’i ndërpritet mandati anëtarëve përmes shortit siç e kemi paraparë ne. Për Kushtetuesen më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së, dhe jo të gjithëve, por vetëm disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarët, për vetë sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp të shtunën.

Befasi e ka cilësuar edhe pikën që thuhet se delegimi i një anëtari joprokuror nga Avokati i Popullit është jokushtetues, sipas saj.

“Delegimi i një anëtari joprokuror nga Avokati i Popullit është gjetur si jokushtetues. Kjo është tërësisht befasuese për ne. Komisioni i Venencias ka sugjeruar që një numër i caktuar i anëtarëve joprokurorë mund të rezervohen për institucionet e jashtme të pavarura, dhe ka përmendur në veçanti Avokatin e Popullit”, ka shtuar Haxhiu.

Sipas Haxhiu, e habitshme del fakti sesi Kushtetuesja e ka përmendur se përzgjedhja e anëtarit nga Avokati i Popullit është anti-kushtetues.

“Ne kemi dashur reformimi Këshillit Prokurorial të Kosovës për të eliminuar grupet e interesit dhe ato të korporatizimit. Për të mundësuar një përbërje të re të Këshillit, në mënyre që të sigurohemi se Kryeprokurori punon në mënyrë të panashme”, ka thënë Haxhiu.

“Assesi nuk mund të pranojmë që në petkun e pavarësisë së drejtësisë të bëhet korporatrizimi. Ne nuk e kemi pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por deshëm të ju njoftojmë edhe juve për pikëpamjet dhe argumentet tona lidhur me këto të gjetura”, shtoi ajo.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar.

A do të japë dorëheqje Albulena Haxhiu? Vjen lajmi i fundit nga konferenca e saj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje.

“Për çfarë të jap dorëheqje. Është mirë ta pyesni opozitën pse po e kërkojnë dorëheqjen time”.

“Konsideroj se kur kanë parë vullnetin tonë, seriozitetin tonë për të vazhduar me reformat në drejtësi, ata kanë filluar më kërkesat për dorëheqje, sepse po i cenojnë interesat e tyre”, tha ajo në konferencën për media, pasi opozita kërkoi mbrëmë dorëheqjen e saj, pasi shkeli Kushtetutën.

“Për sa kohë jemi duke ju shërbyer qytetarëve ata do të vazhdojnë më kërkesat e tyre. Por, do ti dëshpërojë dhe të ju them se në do të vazhdojmë përpara”.

“Në të kaluarën kemi pasur qeveri që nuk i kanë shërbyer qytetarëve, por interesave të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat