Kurti: Në vend të një memoriali për viktimat, Serbia në Batajnicë zhvillon stërvitje ushtarake

Aktuale

Kurti: Në vend të një memoriali për viktimat, Serbia në Batajnicë zhvillon stërvitje ushtarake

Më: 22 prill 2023 Në ora: 19:56
Serbia në Batajnicë zhvillon stërvitje ushtarake

Gjatë ditës së sotme, Serbia organizoi një ekspozim të kapaciteteve të saja ushtarake në aeroportin ushtarak të Batajnicës.

Aty morën pjesë, përpos kreut të shtetit, Aleksandar Vuçiq, edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kreu i Republika Sërpskas, Millorad Dodik, e edhe krerët e partisë serbe të Kosovës, Lista Serbe.

Për këtë manovër, reagoi kryeministri Albin Kurti, i cili tha se në vendin ku Serbia po zhvillon sot stërvitje ushtarake, janë fshehur në një varrezë masive 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Ai tha se në vend se aty të ngrihet një memorial për këto viktima, Serbia zhvillon stërvitje ushtarake.

“Në një varrezë masive në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për ‘Ditën e Forcave të Armatosura’”, tha Kurti në një postim në Twitter.

Kryeministri tha po ashtu se “trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat