Zgjedhjet në veri – Kurti thotë se nuk ka nevojë për nxitim: Mund të kemi dështim të ri

Aktuale

Zgjedhjet në veri – Kurti thotë se nuk ka nevojë për nxitim: Mund të kemi dështim të ri

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 12:03
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se është i interesuar për zgjedhje të reja në veri.

Por ai thotë se nuk duhet nxituar, derisa shtoi se është i vetëdijshëm se ky mandat i kryetarëve të zgjedhur nuk mund të shkojë deri në fund.  

Kurti në një konferencë për media ka folur për mundësinë e depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës ku ka thënë se pret nga Borrell ta vlerësojë gatishmërinë e tij.

Ai tha se dorëheqjen e katër kryetarëve nuk do e kërkojë, mirëpo shtoi se duhet të gjendet një “zgjidhje ligjore”.

Kurti e konsideroi “të drejtë, të arsyeshme dhe të dobishme” mundësinë që përmes nënshkrimit të qytetarëve të shpallen zgjedhjet, opsion që e ka përmendur presidentja Vjosa Osmani.

Zgjidhja për zgjedhje duhet të jetë ligjore, por unë s’kam të drejtë për të kërkuar dorëheqjen e tyre dhe këtë s’e bëj këtë as për shkak të pikëpamjeve të mia politike dhe etike. Duhet zgjidhje tjetër për zgjedhje të reja që gjithashtu duhet të jetë ligjore. Osmani e ka përmendur një mundësi që për bindjen time është edhe më e drejtë dhe e dobishme”.

Edhe në takimin ne Bratisllavë dhenë kryeministri me Lajcak dhe Escobar ka qenë konstantim i përbashkët që sundimi i ligjit s’ka  alternativë dhe s’mund të vonohen. Unë jam i interesuar që të ketë zgjedhje të reja në katër komunat në veri. E kuptoj që dalja ka qenë e ulët”.

Unë s’kam thënë që unë po e caktoj datën, le t’i konsultojmë të gjithë akterët. Nuk kemi nevojë edhe për një nxitim që na sjell në një dështim të ri. Kemi nevojë që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë jo vetëm i lirë, demokratik dhe fer po të tillë ta ketë edhe fushatën parazgjedhore. Pa fushatë parazgjedhore të hapur, fer dhe demokratikë të tilla s’mund të jenë as zgjedhjet pastaj”.

Është gjysmë mandati, s’është katërvjeçar. Mirëpo, s’e mendojmë dot që do të qëndrojnë dy vjet aty. Le ta bëjmë sa më herët që mundemi, jo pa sundim të ligjit dhe jo pa fushatë të lirë”. 

Ai ka propozuar pesë pika për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat