Ambasada Gjermane: Presidentja Osmani, zë i fuqishëm për diversitetin dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë

Aktuale

Ambasada Gjermane: Presidentja Osmani, zë i fuqishëm për diversitetin dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 18:41
Vjosa Osmani

Me ftesë të organizatorëve të Lojërave Olimpike Speciale, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Berlin në mbështetje së ateletëve të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ambasada gjermane e cila shkroi se presidentja Osmani është një zë i fuqishëm për pjesëmarrjen e barabartë dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë.

“Gjermania mirëpret gjithashtu presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, e cila është një zë i fortë për diversitetin, përfshirjen, pjesëmarrjen e barabartë dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në Kosovë.”, shkroi ambasada në Facebook

Në këtë festival do të marrin pjesë më shumë se 7000 atletë me aftësi të kufizuara të cilët do të garojnë së bashku në 26 disiplina të ndryshme.

Festivali do të mbahet nga data 17 deri më datën 25 qershor 2023, në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat