​Muhaxheri nervozohet me gazetaren: Operatori u vonua t’i kryej punët

Aktuale

​Muhaxheri nervozohet me gazetaren: Operatori u vonua t’i kryej punët

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:58
Gazmend Muhaxheri

Edhe banorët e lagjes "Asllan Qeshme", janë shprehur të shqetësuar për rastin që ka ndodhur mbrëmë si shkak i vërshimeve, ku kanë humbur jetën nëna bashkë me fëmijën.

Njeri nga banorët thotë se shkak i kësaj ndodhie është edhe rruga "Azem Bejta", e cila jo e mirë, për të cilën edhe kanë bërë kërkesë në komunë që dy vite të rregullohet.

Për këtë kryetari i kësaj komunë, Gazemend Muhaxheri thotë se operatorët janë vonuar ta kryejnë punën e tyre.

I pyetur nëse do të marrë masa për shkak se mund të ndodhin vërshime sërish, i njëjti me nervozë largon mikrofonin dhe thotë se çfarë masa.

Muhaxheri: Është tragjedi e ndodhur prej vërshimeve

"E qysh mi marrë masat bre qikë...Ato janë punë që duhet t'i kryen operatorët, kanë vonuar t'i kryejnë punët, por është kjo tjetra që s'kthehet jeta, është tragjedi e ndodhur prej vërshimeve, sasisë së madhe të ujit", thotë Muhaxheri.

Ndërsa, banori Blerim Hasani, derisa thotë se edhe rruga e dëmtuar ka qenë shkak i rastit që ka ndodhur mbrëmë nga vërshimet, kërkon nga institucionet përgjegjëse të marrin masa në këtë drejtim.

Sipas tij, nëse veç nuk ndërmarrin hapa në këtë drejtim, pasojat do të jenë më të mëdha.

Hasani: Rrugë do të ketë dëme e tragjedi më të mëdha

"Kisha lut institucionet me ndërmarr diçka për gjendjen që ka ndodhur në këtë lagje. Problemi ka qenë se këtu ka pas vërshime shumë të mëdha, një prej tyre pra në pjesën larg (ku ka ndodhur rasti) dhe rruga që është ndërmarrë në "Azem Bejta", është bërë kërkesa që dy vite në Komunë të Pejës që të ndërmarrin diçka por nuk është ndërmarrë asgjë. Ka pas shembje herën e parë dhe e kanë marrë e kanë ndreq pak, ndërsa tash është bart zalli...Nëse vazhdon me pas vërshime tjera, kjo gjendje do të jetë zero në krahasim me çfarë do të ndodhë, sepse ajo rrugë do të ketë dëme e tragjedi më të mëdha", thotë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat