Kusari – Lila: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të papranueshme

Aktuale

Kusari – Lila: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të papranueshme

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:36
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur të pakuptimtë, dhe të papranueshëm prezantimin e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e konsideruar si mungesë serioze të konsideratës ndaj qëndrimit të kahershëm që vetë BE-ja e ka pasur ndaj shtetndërtimit të Kosovës.

“Për ne në fat është tërësisht e pakuptimtë që në këtë formë dhe mënyrë të prezantohen masat ndaj Kosovës për një çështje në të cilën Kosova nuk ka kontribuuar në kuptimin e përkeqësimit të situatës përveç se i ka ndërmarrë të gjitha hapat në të cilat secili shtet sovran edhe i BE-së edhe kudo në botë, do t’i ndërmerrte në raport me shtrirjen e sovranitetit, zbatimit të rendit dhe ligjit, e natyrisht respektimit të ligjeve dhe rezultateve zgjedhore”, ka thënë Kusari-Lila për Info Magazine.

“Të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e nivelit të demokracisë dhe përfaqësimit në komunat e veriut tashmë Kosova ka deklaruar qëndrimin e presidentes, kryeministrit dhe të gjithë akterëve të tjerë që jemi të gatshëm për zgjedhjet e reja në veri, ku do të kishim kryetarë me legjitimitet më të madh se atë që e kanë kryetrët aktualë të zgjedhur, por që deri në atë pikë duhet të vijë me proces zgjedhor ligjor e proces i cili është i paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Kusari-Lila shtoi që ka pasur aksione dhe veprime që e kanë treguar destruktivitetin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe se nuk ka se si të barazohen palët në këtë aspekt.

“Nuk mund të ketë një barazim në mes të palëve. Me mënyrën dhe trajtimin të cilin po e bën Bashkimi Evropian, po e tregon një mungesë serioze të konsideratës ndaj krejt asaj për çfarë ka qëndruar një numër i madh apo shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ndaj dhe krah Kosovës për vlerat tona, për shpalljen e pavarësisë, për ruajtjen dhe ndërtimin e shtetit të pavarur”.

“Natyrisht sfida e mbetur që ka qenë integrimi i veriut, ajo sfidë e cila po duket se në sytë e Bashkimit Evropian kërkon apo mëton në një zgjidhje tjetër dhe jo në këtë që po e zbaton qeveria e Republikës së Kosovës dhe për të tillë marrja e masave dhe barazimi i të dy vendeve, njëra e cila është destruktive dhe që prezanton probleme dhe veprime të kundërligjshme vazhdimisht ndaj Kosovës dhe Kosova, për sovranitetin e së cilës dhe për shtrirje të sovranitetit po punohet me shumë mund e me shumë rrezikueshmëri nga të gjithë ata që sot janë në terren. Është shumë problematike të mendohet që vazhdimisht presioni të bëhet aty  ku mendohet që rezistenca është më e vogël, dhe tashmë kur kjo po i bëhet Kosovës vijmë me një pikë tjetër: se çfarë duhet të bëjë Serbia për t’u ballafaquar me një presion të tillë?” ka vijuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat