Çfarë do të bënte Holanda nëse do të kishte probleme si në veri të Kosovës? Ja si përgjigjet Rutte

Aktuale

Çfarë do të bënte Holanda nëse do të kishte probleme si në veri të Kosovës? Ja si përgjigjet Rutte

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:56
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte është përgjigjur në pyetjen se çfarë do të bënte nëse në vendin e tij do të kishte probleme sikurse Kosova në veri.

Ai tha se ndryshon konteksti i rrethanave këtu. Rutte deklaroi se kohëve të fundit në Kosovë ka pasur tensione.

Teksa lidhur me atë se çfarë do të bënte ai në vendin e tij, tha se dihet përgjigja.

Rutte edhe njëherë bëri thirrje që të deskalohet situata.

“Pyetja juaj është e përgjithshme se çfarë do të bëja unë në rastin e vendit tim. Çështja është në kontekstin e interpretimit të asaj se çfarë ka ndodhur në javët edhe muajt e fundit në rajon e kjo është shqetësues në të dyja rastet. E nëse do i përgjigjesha pyetjeve hipotetike, se çfarë do të bëja unë nëse diçka e tillë do të ndodhte ju e dini përgjigjen. Por çështja është në kontekstin e konflikti te tensionit këtu, dhe po e them edhe nihere shkoni hap pas hapi, ta deskalojmë situatën dhe të gjithë që duan të ndihmojnë këtu Borrelli dhe të tjerët, janë këtu për deskaluar situatën, por duhet të bëhet në të njëjtën kohë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat