​Qytetarët të ndarë në dysh për situatën në veri: Kurti të bashkëpunojë me Amerikën

Aktuale

​Qytetarët të ndarë në dysh për situatën në veri: Kurti të bashkëpunojë me Amerikën

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Qytetarët e Prishtinës janë ndarë në dysh sa i përket qasjes së kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri të vendit. Derisa disa besojnë se kreu i ekzekutivit po vepron drejt, ka nga ata që thonë se bashkëpunimi me Amerikën është i domosdoshëm.

Ata që i përkasin grupit të dytë, besojnë se për shkak të moskoordinimit me partnerët ndërkombëtarë, Kosova po humbë përkrahjen nga Amerika dhe shtetet e tjera mike.

Se duhet koordinim me ndërkombëtarët thotë qytetari Mehdi Jashari.

Jashari: Kurti bashkëpunimin e ka të mangët, duhet të bashkëpunojë

”I dijshëm sa të duash, i pakorruptuar sa të duash por vetëm bashkëpunimin e ka të mangët e kjo çdokujt i duhet ndihma me u bërë bashkë ne, se na e dimë se çka kanë bërë qe 20 vjet. Problem e ka, jo vetëm ky, nuk mundet me zgjidhë brenda natës. Edhe ky mundet të gabojë, por duhet të ofrojë njerëzit të marrë ide dhe të bashkëpunojë me popullin, edhe shoqëria dhe populli përpara. Krejt i dimë këto edhe ai i dinë këto, i mençur është sa të duash vetëm bashkëpunim më të gjitha partitë... Ndoshta e ka gjetur vrimën e tunelit por pa bashkëpunim nuk ka”, shprehet Jashari për KosovaPress.

Qytetari Shaip Hajrizi shprehet i bindur se për shkak të mungesës së bashkëpunimit të Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare, Kosova është izoluar nga bota dhe nuk e gëzon përkrahjen që siç tha ai, e ka pasur më herët.

Hajrizi: Për herë të parë Kosova është izoluar nga bota

Më vjen keq që përgjigjen duhet me nis me ai që mendon që veprimet e Kurtit janë të mençura nuk mundet me qenë normal, si ka mundësi të duhura a po e shohim që për herë të pare Kosova është izoluar nga bota, këto janë hapi i parë që quhen sanksione por Kurti i thotë masa por rëndësia është e njëjte , në momentin që Amerika të jep sanksione si me qenë naiv qe nuk është në rregull dhe me u përmirësuar .Çdo veprim që Kurti e bënë duhet me u konsultuar me Amerikën. Mos më qenë Amerika ne nuk do të ishim këtu. Si ka mundësi qe Amerika që na mbron e na mos me e pyetur për veprime jo të duhura. Prandaj duhet të konsultohemi me Amerikën" u shpreh Hajrizi.

Megjithatë, për qytetarin Ismet Çitaku, vendimet e Kurtit janë të drejta. Ai konsideron se Qeveria Kurti po i largon kriminelët nga Kosova.

Ani pse thotë se për tema sikurse veriu nevojitet bahskëpunim me ndërkombëtarët, ai thekson se “në oborr të shtëpisë nuk ka të drejtë askush të përzihet”.

Çitaku: Albin Kurti po largon kriminelët nga Kosova

Po e mbron integritetin e vendit tonë, me i largu kriminelët ose me i burgosë, shumë mirë po shkon, bravo, ne e përkrahim atë dhe të gjithë e përkrahim në vendin tonë integritetin territorial, shumë drejt po shkon. Nuk kemi ku me ikë prej Mitrovicës, duhet me ikë edhe nga Prishtina. Duhet të bashkëpunojë në disa vende por në oborr të shtëpisë nuk ka të drejtë askus të përzihet, Amerika me ne janë por e lëvizin pak situatën" thotë Çitaku.

Edhe Izet Zhuja thotë se Kurti po vepron sipas ligjit dhe nuk duhet të sanksionet nga askush. Sipas tij, Kurti po mundohet t’i përmirësojë gabimet e të tjerëve.

Zhuja: Populli gjithmonë e ka dashur kryeminstrin Kurti

Kurti po thërret me ligj, nëse thërret me ligj dhe vepron sipas ligjit nuk duhet të sanksionet prej askujt. Tjetër qe të tjerët kanë bëre gabime por ky po mundohet t’i përmirësojë marrëveshjet ndërkombëtare. Duhet të dijë edhe bota që ne jemi më të vetëdijshëm tash dhe kemi subjektivitetin tonë. Veprimet e opozitës nuk janë të mira, sikur të ishin bashkë as bota nuk i kish shtuar sanksionet. Ata nuk kanë pranuar Kurtin edhe pse populli e ka dashur. Opozita duhet të mendohet dy herë, por nuk po veprojnë bashkë dhe jemi të fortë, nëse veprojmë të ndarë nuk jemi asgjë... 01:56 Duhet të luftohet për popullin, kombin, jo për vota, lufta për vota neve do të na shkatërrojë" thotë Zhuja.

Kujtojmë se lidhur me situatën në veri komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ndërsa ditë më parë, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij, duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në zyrat e veta në objektet komunale, për çka serbët kanë protestuar. Si pasojë, grupet kriminale serbe kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe mediat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat