Lushtaku i PDK-së: Këtë qeveri mund t’a rrëzojë vetëm populli

Aktuale

Lushtaku i PDK-së: Këtë qeveri mund t’a rrëzojë vetëm populli

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:09
Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku nga PDK ka thënë se nuk i frikësohen zgjedhjeve të reja në vend.

“Në çdo parti politike, sidomos në Parlamentin e Kosovës sigurisht që duhet të jetë gjithmonë e përgatitur që do të ketë zgjedhje sepse për një predikan të mirëfilltë besoj që çdo ditë është fushatë”, ka thënë Lushtaku në “Debat Plus”.

Lushtaku ka thënë se video e sotme e LVV-së është si çdo video tjetër, duke e konsideruar atë propagandistike.

“Këtë qeveri mund t’a rrezojë vetëm populli. Kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër pos propagandës, demagogji dhe me këtë qeveri nuk mund të ecim përpara si shtet dhe si Kosovë”, ka shtuar ai.

Në një video të publikuar së fundmi, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka kritikuar partitë opozitare, duke e titulluar atë “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”

Në videon e shkurtër, ata hedhin akuza ndaj partive opozitare për veprime të mëparshme dhe ndërveprimet e tyre në politikën e vendit.

LVV-ja në videon e saj akuzon partitë opozitare se flasin për izolim, ndërsa sipas tyre, “në periudhën kur ishin në pushtet, ata kanë nënshkruar marrëveshjen e njohur si ‘Zajednicë’, kanë kryer shitblerje dhe vjedhje të pasurive publike, duke e mbajtur popullin për 20 vjet të izoluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat