Zbardhen mëditjet që Arbërie Nagavci dhe stafi i saj i morën gjatë vitit 2022

Aktuale

Zbardhen mëditjet që Arbërie Nagavci dhe stafi i saj i morën gjatë vitit 2022

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:05
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbëri Nagavci, dhe stafi i saj kanë marrë 6 mijë e 459 euro mëditje gjatë vitit 2022.

E para e arsimit në vend, Nagavci, në udhëtimet që ka pasur gjatë vitit 2022, i ka marre 1 mijë e 725 euro mëditje.

Në prill të vitit të kaluar ajo i ka marrë 108 euro mëditje, në maj 118 euro, në korrik 138 euro, në gusht 179 euro, derisa në shtator e tetor i ka marrë 114 euro mëditje, përkatësisht 52 euro të tjera.

Më shumë para nga buxheti i shtetit për udhëtimet që ka realizuar jashtë vendit, Nagavci ka marrë në qershor të vitit 2022, saktësisht 698 euro dhe në dhejtor të vitit të kaluar 430 euro të tjera.  

Këto të dhëna janë siguruar nga Gazeta përmes Qasjes në Dokumente Publike në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë.

Sa mëditje ka marrë stafi i Nagavcit?

Edita Buqinca nga stafi i Arbërie Nagavcit ka marrë gati mëditje sa shefja e saj. Ajo gjatë vitit 2022 nga kuleta e shtetit për udhëtimet jashtë vendit ka marrë 1 mijë e 19 euro.

E njëjta 108 euro i ka marrë në prill, pastaj në maj 180 euro, për të vazhduar në qershor me 208 euro, derisa në korrik ka marrë pak më shumë – saktësisht 385 euro të tjera, ndëra na gusht 138 euro.

Mëditje sikur Buqinca kanë marrë edhe 13 pjesëtarë të tjerë të Arbërie Nagavcit.

Nga dokumentet e ofruara nga Ministria e Arsimit shihet se pjesa tjetër e punëtorëve i kanë marrë 3 mijë e 713 euro mëditje për udhëtimet që kanë pasur jashtë shtetit më 2022.

Edona Berdyna i ka marrë mëditje 748 euro; Majlinda Bajraktari 429 euro; Dukagjin Popovci 336 euro; Njazi Beluli 377 euro; Drita Sllivova-Polisi 309 euro, Laura Lutfiu-Hoxha 290 euro; Valdrin Dervishaj 284 euro; Arrita Gola 261 euro; Besarta Haskaj 234 euro; Fatos Osmani 208; Gerta Ymeri 133 euro; Anila Vrajolli 78 euro dhe Valon Dula 26 euro.

Gazeta ditë më parë ka raportuar edhe për shpenzimet që Arbërie Nagavci, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pasur në periudhën e parë të vitit 2023.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shpenzuar afër 3 mijë euro nga buxheti i shtetit për mëditje dhe akomodim – në udhëtimet që ka pasur jashtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat