VV-ja e përjashton nga partia Besnik Mujecin, të dyshuarin për trafikim droge

Aktuale

VV-ja e përjashton nga partia Besnik Mujecin, të dyshuarin për trafikim droge

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin e saj në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama.

“Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama.

Tutje, ai tha se VV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat