Edi Rama publikon pamjet nga samiti në Granada, aty shihet edhe presidentja Osmani

Aktuale

Edi Rama publikon pamjet nga samiti në Granada, aty shihet edhe presidentja Osmani

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbreti i Spanjës Felipe VI ka pritur liderët të cilët u mblodhën në në Granada të Spanjës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian.

Ndër ta ka qenë edhe kryeministri i Shëipërisë, Rama, i cili sot ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga momenti i pritjes së Mbretit të Spanjës.

Rama shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, të cilët takohen më mbretin Felipe VI dhe gruan e tij.

Këto pamje i ka publikuar vet Rama, ku aty është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun.

“Mirëmëngjes, dhe me momentet e mirëseardhjes në pritjen e mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas këtyre pamjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat