Abdixhiku për sulmin terrorist në Banjskë: Kam pritur ofensivë diplomatike të institucioneve të Kosovës

Aktuale

Abdixhiku për sulmin terrorist në Banjskë: Kam pritur ofensivë diplomatike të institucioneve të Kosovës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:26
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për sulmin terrorit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se Qeveria e Kosovës e ka humbur luftën diplomatike në kryeqendrat Evropiane, për të treguar të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Banjskë.

“3 javë kanë kaluar, menjëherë pas ngjarjeve të tilla, kam thënë që djemtë dhe vajzat tona e fituan betejën në teren. Është koha që diplomacia të bëjë betejën në tavolinë. Kam pritur një ofensivë diplomatike të institucioneve të Kosovës në kryeqendrat Evropiane për të treguar të vërtetën që ka ndodhë dhe për të shfrytëzuar këtë moment historik që Serbia shpesh e ka dhënë ndaj Kosovës”, tha Abdixhiku në ATV.

Abdixhiku kishte deklaruar në Kuvend se policia e Kosovës e ka fituar betejën në teren, duke e bërë një punë profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat