Haradinaj me thirrje për faktorin politik shqiptar në Mal të Zi

Aktuale

Haradinaj me thirrje për faktorin politik shqiptar në Mal të Zi

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 15:26
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradina

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga faktori politik shqiptar në Mal të Zi që të orientohen në linjë me politikën e jashtme të SHBA-ve.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për zhvillimet në Mal të Zi ku pritet që të formohet qeveria e re.

Ai ka bërë thirrje që politikanët shqiptarë të përcaktohen në qëndrimin pro amerikan dhe pro evropian.

Haradinaj me thirrje për faktorin politik shqiptar në Mal të Zi – ka shkruar Haradinaj.

Shkrimi i plotë:

Si vend e komb, jemi gjithmonë në linjë me politikën e jashtme të SHBA-ve, sa i përket zhvillimeve në rajon si dhe atyre globale. Në këtë kontekst konsiderojmë që formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian, fqinjësinë e mirë dhe refuzimin e ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme destruktive nga ana e Serbisë dhe partnerit të saj, Rusisë.

Ftojmë faktorin politik shqiptar që në këto procese, tani dhe në të ardhmen, pjesëmarrjen dhe reflektimin e vullnetit të qytetarëve shqiptar në të gjitha institucionet e Malit të Zi, ta shohin para së gjithash në dritë të domosdoshmërisë së orientimit pro amerikan dhe pro evropian. Çfardo qasje tjetër nga cilido akter në Mal të Zi do të ishte i dëmshëm për rajonin në aspektin afatshkurtër, por edhe për vet Malin e Zi në një perspektivë afatgjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat