Osmani në Iowa: Rugova riktheu traditën “Darka e Lamës”, mënyrë unike për të shprehur mirënjohje për bekimet e Tokës

Aktuale

Osmani në Iowa: Rugova riktheu traditën “Darka e Lamës”, mënyrë unike për të shprehur mirënjohje për bekimet e Tokës

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:10
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Iowa në ShBA, ka mbajtur fjalim para pjesëmarrësve nga të gjitha kontinentet, në “World Food Prize”.

Osmani ka folur për rëndësinë e mirëmbajtjes së kulturave bujqësore, sidomos në prag të ndryshimeve klimatike që po cenojnë atë.

Ajo tha se ushqimi ka rëndësi në bashkimin e kulturave, ndaj dhe duhet vlerësuar.

Presidentja e shtetit ka përmendur edhe “Darkën e Lamës”, si një traditë që tha se e riktheu ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Sipas Osmanit, kjo darkë shërben si mirënjohje për bekimet e tokës si dhe për punën e palodhshme të fermerëve.

“Dua të përmend se themeluesi i pavarësisë së Kosovës, presidenti Rugova, ka rikthyer traditën mijëvjeçare, festën që ne e quajmë “Darka e Lamës”. Një mënyrë unike për të shprehur mirënjohjen për bekimet e tokës, të manifestuara përmes të korrave dhe mallrave, dhe për punën e jashtëzakonshme të fermerëve tanë. Rast perfekt për të shprehur mirënjohjen për miqtë dhe partnerët nga e gjithë bota”, tha Osmani para mysafirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat