Arifi tregon dy arsye për të cilat Vetëvendosje mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

Aktuale

Arifi tregon dy arsye për të cilat Vetëvendosje mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:44
Dritëro Arifi

Pozitë e opozitë kanë paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje, politologu, Dritëro Arifi, ka përmendur dy arsye që Vetëvendosje mund t’i gjejë si shkak për të shkuar në zgjedhje.

Megjithatë, Arifi vlerësoi që në mandatin e dytë, ka shumë pikëpyetje nëse kryeministri, Albin Kurti, do të arrijë ta fitojë shumicën për ta udhëhequr vetë Qeverinë.

“Sa për opozitën, Vetëvendosje s’shkon në zgjedhje. VV-ja shkon për dy arsye në zgjedhje. E para është qe e ka momentumin dhe dëshiron ta shfrytëzojë dhe e dyta, jam i bindur që Kurti s’do ta bëjë Zajednicën, as tani, e as në mandatin e dytë. Kurti gjithmonë niset nga logjika, por në mandatin e dytë do të jetë një problem tjetër. A do t’i fitojë Kurti shumicën për ta udhëhequr vetë Qeverinë, kjo është një pikëpyetje shumë e madhe nëse shkohet në zgjedhje dhe e dyta, çfarë premtimi do të japë gjatë fushatës zgjedhore? Nuk e dimë as këtë, ka shumë pikëpyetje, por sidoqoftë këto janë dy arsye të fuqishme”, deklaroi Arifi.

Kujtojmë se zyrtarë të lartë nga pozita e opozita kanë deklaruar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat