Rruga Klinë - Gjakovë në gjendje të mjerueshme, reagon Daut Haradinaj: Qeveria po i diskriminon qytetarët e kësaj ane

Aktuale

Rruga Klinë - Gjakovë në gjendje të mjerueshme, reagon Daut Haradinaj: Qeveria po i diskriminon qytetarët e kësaj ane

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:03
Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për zvarritjen e punimeve në rrugën Klinë – Gjakovë e filluar para 5 vitesh.

Daut Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës po i diskriminin taksapaguesit e Kosovës.

“Rruga Klinë – Gjakovë e filluar para 5 vitesh vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.

Nuk kuptoj pse paguajnë taksa qytetarët përderisa Qeveria e Kosovës i diskriminon kaq pamëshirshëm!”, ka thënë Daut Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat