Mihali kritikon BE-në, thotë se po i kërkojnë shtyrje veç Kosovës

Aktuale

Mihali kritikon BE-në, thotë se po i kërkojnë shtyrje veç Kosovës

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:40
Dejona Mihali

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me ndalimin e dinarit serb.

Mihali ka shkruar se vetëm palës kosovare po i kërkohet “shtyrje”.

Tutje, ajo ka vlerësuar se epoka e tanishme lehtësisht do të mund të emertohen si “Epoka “shtyrje” ose “veproi njëanshëm”.”

“"Shtyrje" dhe "njëashëm" ama vetëm për palën e Kosovës

A kush na nxit të mos shtyjmë më veprimet bazike të një shteti normal?

Kur të studiojnë dekada më pas rrethanat politike të Ballkanit, studiuesit e shkencave politike do të munden lehtësisht të emërtojnë këtë periudhë historike si Epoka "shtyrje" ose "veproi njëanshëm"

Epoka ku zyrtarët e BE-së e më gjerë i kërkonin vazhdimisht një shteti të ri si Kosova: "shtyje zbatimin e ligjit për pak më vonë"; "u veprua njëanshëm" ndonëse brenda territorit të vet shtetit.

A ka kush u thotë se si duket dhe lexohet kjo që kërkojnë vazhdimisht?

Veç evropiane jo.” – shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat