Krasniqi: Zgjedhjet për krerët e komunave veriore pritet të mbahen së shpejti

Aktuale

Krasniqi: Zgjedhjet për krerët e komunave veriore pritet të mbahen së shpejti

Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:41
Elbert Krasniqi

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet për kryetarët e rinj në katër komunat veriore të Republikës, pritet të mbahen së shpejti.

Sipas tij, KQZ-ja së shpejti do të dalë me raport për verifikimin e nënshkrimeve që janë mbledhur në peticionin përmes së cilit kërkohet shkarkimi i kryetarëve akual e për çka do të mbahet  Referendum që Krasniqi tha se është procedurë bazuar në ligj.

Ministri i MAPL-ës akuzoi Serbinë duke thënë se “Prishtina punon për demokraci në veri të vendit, kurse Beogradi e do aneksimin e asaj pjesë të Kosovës”

Keto komente ai i bëri në një aktivitet që po mbahet në Qendrën Mediale në Çagllavicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat