Bajrami-Kurtit: E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja, më mirë dorëhiqu

Aktuale

Bajrami-Kurtit: E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja, më mirë dorëhiqu

Më: 25 mars 2024 Në ora: 21:06
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë kryeministrit Kurti se në stadiumet e Pejës e Gjilanit ka investuar zero euro gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe këtë ajo thotë se e din qytetarët.

 “Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare”, thotë Bajrami në profilin e saj në Facebook.

Po ashtu i kërkon dorëheqjen kryeministrit Kurti.

Postimi i saj i plotë:

Propaganda nuk kalon!

Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hy në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë sakt sa ke investu që tri vjet në stadiumet e tyre - ZERO EURO.
Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare.
E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja. Më mirë dorëhiqu! Dorëzimi nuk është ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat